Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Shqiptarët e Tuzit të bashkuar në zgjedhje, thirrja e Berishës: Ktheheni ditën e dielë në ditë fitoreje

Shqiptarët e Tuzit të bashkuar në zgjedhje, thirrja e Berishës: Ktheheni ditën e dielë në ditë fitoreje

22:09, 01/03/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndet bashkimin e partive shqiptare në garën për zgjedhjet në komunën e Tuzit në Malin e Zi.

Ai u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në votime e ta kthejnë ditën e dielë në një ditë fitoreje.

“Një përshëndetje vëllazërore! Miq, le t’u dërgojmë një përshëndetje vëllazërore banorëve shqiptarë të komunës së Tuzit që votojnë së bashku në zgjedhjet për komunën e tyre. Si kurrë më parë, partitë politike shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH kanë krijuar koalicionin “Malësia na Bashkon” dhe themeluar Forumin Shqiptar. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votime dhe të shndërrojnë ditën e dielë në një ditë suksesi dhe fitoreje”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Sipas analistëve, zgjedhjet e 3 Marsit për komunën e plotë të Tuzit në Malësi, janë shumë të rëndësishme, kryesisht për të ardhmen e komunitetit shqiptar, që përbën shumicën në këtë komunë. Ata vlerësojnë bashkimin e partive politike shqiptare në një koalicion, i cili do të ndikojë pozitivisht tek elektorati shqiptar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco