Autobomba trondit Athinën, një i plagosur

Autobomba trondit Athinën, një i plagosur

18:40, 01/03/2019
A+ Aa A-

Një bombë e vendosur në një makinë në Glyfada, në brigjet e Athinës, shkaktoi një të plagosur.

Lajmin e bën të ditur policia, që thotë që ka gjetur gjurmë në mbetjet e veturës luksoze, që ndodhej në parkim dhe kishte targa australiane.
I plagosuri, sipas policisë ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur atë, kur ka ndodhur shpërthimi. Një kalimtar e ka ndihmuar burrin të dalë nga mjeti.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr ku u përfshinë edhe katër makina të tjera aty pranë. Policia po heton për një atentat, por për momentin nuk ka asnjë pistë.

I plagosuri, që do të pyetet nga policia është transportuar në spital me helikopter. Ndërkohë trafiku në rrugën Vouiiagmenis, një nga arteriet kryesore që lidhin kryeqytetin me zonat e bregut, është mbyllur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco