Ahmeti dhe Zaev arrijnë marrëveshje për garën e presidencës, njihuni me marrëveshjen

Ahmeti dhe Zaev arrijnë marrëveshje për garën e presidencës, njihuni me marrëveshjen

20:06, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ali Ahmeti kreu i BDI-së është shprehur se ka rënë dakord me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që garuei për president të jetë një emër i përbashkët mes dy partive LSDM-së dhe BDI-së.

Ai pohoi se ky koncept do të gjejë mbështetjen dërrmuese tek qytetarët si nga shqiptarët ashtu edhe nga vetë maqedonasit.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco