Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Maqedonia e Veriut,  Zaev: Ish presidenti Boris Trajkovski ishte njeri i popullit

Maqedonia e Veriut, Zaev: Ish presidenti Boris Trajkovski ishte njeri i popullit

13:01, 26/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev, sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në mëngjesin e lutjes, të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar Boris Trajkovski, me rastin e 15 vjetorin të vdekjes tragjike të ish presidenti të Maqdonisë, Boris Trajkovski.

“Ishte njeri i popullit. Gjithmonë ka gjetur kohë për njerëzit e thjeshtë. Ata kanë ardhur tek ai, por edhe ai nuk ndaloi së vizituari në shtëpitë e tyre. Mbahen mend edhe këto fjalë të tij. “Të jesh president dhe të jesh klerik është e njëjtë. Patjetër duhesh që t’i bashkosh njerëzit nga prejardhjet e ndryshme dhe me mendime të ndryshme. Nuk duhet vetëm t’i predikosh, por edhe t’u shërbesh, t’i udhëheqësh, të vuash me to. Unë kam shumë rol të rëndësishëm moral – t’i udhëheq, t’i inkurajoj njerëzit, të dinë se çfarë është e mirë, e çfarë është e keqe dhe t’i bëj që njerëzit të besojnë”, ka thënë presidenti”, rikujtoi Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se ish presidenti Trajkovski ka qenë i angazhuar maksimalisht në nxitjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe ka punuar për fqinjësi të mirë, duke pasur respekt për sovranitetin e shteteve fqinje.

Ndryshe, sot shënohet  15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Rotmile në afërsi të Mostarit. Në Shkup, në Alenë e Kolosëve të Varrezat e Qytetit në Butel  lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin anëtarët e familjes së presidentit, delegacione dhe qytetarë. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.

Në fatkeqësinë ajrore krahas presidentit Boris Trajkovski, jetët i kanë humbur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti MarkoMarkovski dhe Branko Ivanovski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco