Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, vjen deklarata e fortë e kryeministrit maqedonas

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, vjen deklarata e fortë e kryeministrit maqedonas

18:38, 17/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, I ndodhur në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje të Sigurisë, ka komentuar edhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu I qeverisë së Shkupit është shprehur se, mbështet çfarëdo marrëveshjeje, që do të çonte përpara bashkëpunimin rajonal e do të garantonte paqen, aq shumë të domnosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian,

Ndërkohë Zaev i ka dhenë përgjigje edhe pyetjes: “Në rast të korrigjimit të kufirit serbo-kosovar, mund të dalë dikush që të kërkojë edhe ndryshim kufiri edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut?”.

“Tani vetëm mund të ëndërrojnë të ndryshojnë kufij të Maqedonisë së Veriut. Tashmë ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk ka ndryshim kufijsh në Maqedoni”, është shprehur Zoran Zaev.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco