Vdekja e dy shqiptarëve në burgjet greke, reagon Prokuroria e Gjykatës së Lartë

Vdekja e dy shqiptarëve në burgjet greke, reagon Prokuroria e Gjykatës së Lartë

23:08, 16/02/2019
A+ Aa A-

Ngjarjet e fundit në burgjet e Greqisë, ku gjeten vdekjen edhe dy shtetas shqiptar si rezultat i helmimit ne qelite e tyre apo edhe për “vetvrasjet”, ka bërë që më në fund të ndërhyje edhe Prokuroria e Gjykates se Lartë.

Një nga këto vrasje ndodhi më 14 janar 2019, në burgun e Koridalos, ku 36-vjeçari Albert Bako, I cili akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos.

Disa ditë më vonë, të dielën, më 27 janar, po në të njetin burg gjendet i vdekur në qelinë e tij i helmuar 33-vjeçari shqiptar.

Prokurorja e Gjykatës së Lartë, Kseni Dhimitriu, me anën e një qarkore ka kërkuar nga kolegët e saj në të gjithë vendin që gjatë gjykimit kur ka një pushim prej më shumë se 10 ditësh, të burgosurit duhet të transferohen në burgje ku mbahen përgjithmonë.

Ajo u ka kërkuar gjithashtu që të fillojnë hetimet për ata të burgosur që përfshihen në organizata kriminale, në vrasjet e të burgosurve shqiptarë, përcjell Faxweb.

Gjithashtu Prokurori vë në dukje se ekzistenca e qindra të burgosurve ka efektin e përkeqësimit të problemit të mbipopullimit, i cili ka ekspozuar për të keq para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco