Aksidenti tragjik/ Emocionon kryetari i Gostivarit: Vdekja nuk zgjodhi sipas etnisë...

Aksidenti tragjik/ Emocionon kryetari i Gostivarit: Vdekja nuk zgjodhi sipas etnisë...

22:56, 16/02/2019
A+ Aa A-

“Kjo është një nga tundimet më të tmerrshme në Qytetin tone”. Kështu u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, gjatë homazheve për viktimat e aksidentit fatal në autostradën Tetovë-Shkup.

 “Kam parë shumë dhimbje, por asgjë nuk mund të krahasohet me këtë tragjedi. Askush nuk di se cilat kanë qenë mendimet dhe fjalët e tyre të fundit. Askush nuk ka ditur se do ta humbë jetën e tij ditën e djeshme. Dhimbja u mbetet atyre që përjetuan. Është tepër rëndë që ta kontrollojmë dhimbjen tonë. Nga kjo ditë zie të gjithë duhet të kuptojmë se jeta është e shkurtë. E lus Zotin që ti pranojë afër tij”, tha Taravari, transmeton KOHA.

Ai edhe njëherë shprehu ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre, ndërsa atyre që pësuan në aksident u dëshirojë shërim të shpejt.

“Shumica për fat të mirë mbetën gjallë, tredhjetë tanimë po kurohen dhe nuk janë në rrezik jete. Sot ju dhemi lamtumir 14 qytetarëve tonë të cilët nuk arritën që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe në shtëpitë e tyre”, theksoi Taravari.

“Vdekja nuk zgjodhi sipas etnisë viktimat e saj, ajo mori nga të gjithë…Le të jetë kjo leksion për ne që jemi ende gjallë që mos zgjedhim të japim respekt sipas etnisë apo fesë, por vetëm në emër të humanizmit!”, përfundoi fjalimin e tij emocionues qytetari I parë I Gostivarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco