Ministri britanik: Nuk do e lëmë Ballkanin të rrezikohet nga Rusia

Ministri britanik: Nuk do e lëmë Ballkanin të rrezikohet nga Rusia

21:22, 16/02/2019
A+ Aa A-

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të jenë në vëmendjen e Britanisë së Madhe. Këtë e ka konfirmuar sot ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Williamson, gjatë konferencës së sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Ai ka thënë se nuk do të braktisin shtetet të cilat janë në rrezik nga Rusia.

“Ne nuk do t’i braktisim shtete të cilat Rusia po përpiqet t’i rrezikojë, siç është Ukrania dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, shkruan Reuters.

Williamson ka drejtuar akuza të rënda ndaj Rusisë, duke thënë se shteti që po udhëhiqet nga Putini po përpiqet që ta fus Ballkanin në një garë të re të armatimit.

 Ai i ka bërë thirrje Moskës që të përmirësojë raportet me vendet perëndimore nëpërmjet dialogut.

“NATO është edhe më tej një faktor i rëndësishëm, sepse kundërshtari i vjetër ka hyrë edhe më mirë në lojë”, ka thënë ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco