Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Maqedoni, ndërron jetë 39-vjeçari

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Maqedoni, ndërron jetë 39-vjeçari

18:21, 16/02/2019
A+ Aa A-

Rritet bilanci I viktimave të aksidentit të ndodhur në autostradën Tteovë-Shkup. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital një tjetër I lënduar duke e çuar në 15 numrin e viktimave.

Viktima është mashkull I moshës 39-vjeçare, ndërsa nuk bëhet ende I ditur identiteti I tij.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pacienti gjatë aksidentit ka marrë lëndime të rënda në gjoks dhe mushkëritë e bardha dhe menjëherë është dërguar në Spitalin 8 Shtatori, por për shkak të lëndimeve serioze ai qysh natën e parë të aksidentit është transferuar në KARIL, përcjell Portalb.

“Të ndjerit i janë bërë dy operacione në natën kur është pranuar në KARIL për shkak të gjakderdhjes së madhe në mushkëri. Për fat të keq ai nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco