Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Iu gëzua tragjedisë së shqiptarëve, peticion për të zbuar Vankovskën nga Universiteti i Shkupit

Iu gëzua tragjedisë së shqiptarëve, peticion për të zbuar Vankovskën nga Universiteti i Shkupit

08:53, 15/02/2019
A+ Aa A-

Pas tragjedisë së rëndë në aksidentin rrugor në autostradën Shkup-Tetovë, Biljana Vankovska, profesore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” foli me gjuhën e urrejtjes bazuar në përkatësinë etnike.

Me këtë veprim, ajo nxiti urrejtje në bazë të përkatësisë etnike në një moment kur Maqedonia,  ngadalë, por sigurtë, po bën hapa të mirë në integrimin euroatlantik dhe në momentin e tragjedisë, ku pesëmbëdhjetë (15) bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën dhe tridhjetë (30) të tjerë janë të lënduar.
Për kete arsye, Valon Elezi nga Kumanova ka iniciuar nje peticion prr grumbullimin e nënshkrimeve për përjashtim të pedagoges Biljana Vankovska nga Universiteti i Shkupit. Elezi i lut të gjithë të interesuarit ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë sa më shumë këtë peticion.

Reagimi ka ardhur pas një mesazhi në rrjetet sociale të pedagoges së Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, antishqiptare e njohur, e cila u tall me tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Vankovska shkroi në Fb pas ngjarjes: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar për luftën e vitit 2001, kur këtu ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga anëtarët e UÇK-së."

Pedagogia shqiptare betohet: Ty Vankovska që i gëzohesh tragjedisë, pa të pështyrë nuk të lë!

'Vampirja' plakë i gëzohet tragjedisë të shqiptarëve! Turp!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco