Mjekët heronj të natës tragjike, që i shpëtuan jetën dhjetra pasagjerëve të autobuzit në Shkup

Mjekët heronj të natës tragjike, që i shpëtuan jetën dhjetra pasagjerëve të autobuzit në Shkup

08:47, 15/02/2019
A+ Aa A-

Në orët e pasditës, ai mori një telefonatë nga ekipi në detyrë se ka ndodhur një aksident tragjik dhe se të gjithë do të duhet të mobilizohen.

Dr. Ridvan Bajrami, një ditë pas aksidentit të rëndë pranë fshatit Laskarcë në autostradën Shkup-Tetovë tregon natën e rëndë në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”.

“Për fat të keq, dje kemi pasur një aksident të madh. Jemi mobilizuar e gjithë ekipa. Shtesë nga shtëpia, gati 90 për qind ishin për kohë të shkurtë në punë”, thekson Dr. Bajrami nga Reparti i kirurgjisë digestive, duke përmbledhur përshtypjet për një natë të gjatë në punë, një ditë pas aksidentit në trafik që ishte fatale për 14 njerëz.

Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 37 pacientë, për momentin prej tyre, janë 29. Pacientët e parë që u pranuan kishin lëndime të rënda në disa organe.

Të gjithë u kujdesën në spitalin tonë, kemi katër persona në kujdes intensiv. Të tjerët janë në Ortopedi dhe Traumatologji. Pas mesnatës kishim një operacion të një paciente me gjysmëtraumë. Kishte gjakderdhje të brendshme në bark, hymë në sallë. Ajo është paciente e re, e cila tani është në gjendje stabile”, përcjell TetovaSot, thotë Dr. Bajrami, i cili gjatë detyrës ishte kreu i ekipit kirurgjik.

Puna është e vështirë, shton ai pasi çdo ditë ka pacient me dëmtime të rënda, por ato janë raste individuale, për dallim nga dje kur ekipi ishte i dobishëm para sfidës për të shpëtuar dhjetëra jetë./Tetovasot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco