Kronologjia/ 1951-2019, 13 aksidentet që kanë përgjakur Maqedoninë

Kronologjia/ 1951-2019, 13 aksidentet që kanë përgjakur Maqedoninë

17:00, 14/02/2019
A+ Aa A-

Aksidenti i pasdites së djeshme në autostradën Tetovë-Shkup, i cili la pas 14 viktima dhe 39 të plagosur, nuk është aksidenti I vetëm që ka përgjakur Maqedoninë e Veriut.

Shteti fqinj, që prej vitit 1951, mban mend shumë katastrofa. Si aksidente ajrore, ujore, aksidente rrugore etj.

13 aksidentet më të përgjakura në historinë moderne të Maqedonisë:

1) 22.10.1951 – Avion i “JAT” që ka fluturuar nga Beogradi është rrëzuar në Aeroportin e Shkupit, kanë humbur jetën12 persona.

2) 26.07.1963 – Tërmet i madh në Shkup. Humbën jetën rreth 1.100 persona.  Së paku 3.000 persona u lënduan, ndërkaq rreth 200.000 të tjerë ngelën pa kulm mbi kokë.

3) 24.07.1992 – Një avion mallrash “Antonov” u rrëzua 26 kilometra në juglindje të Shkupit, gjatë kohës kur i afrohej aeroportit. Avioni ka goditur një kodër në afërsi të fshatit Lisec. Në këtë fatkeqësi humbën jetën 8 persona.

4) 05.03.1993 – Gjatë fluturimit në Aeroportin e Shkupit, është rrëzuar një avion me 97 udhëtar  i tipit “Foker 100”, i kompanisë “Paler Makedonija”. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën  86 persona.  Ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Antoni Peshev, për arsye morale dha dorëheqje, që është precedent në historinë e Maqedonisë. Nga atëherë, deri më tani, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje për arsye morale, transmeton Portalb.

5) 22.11.1993 – Një avion me udhëtarë i tipit “Jak – 42D” është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit dhe në këtë fatkeqësi humbën jetën 115 persona – vetëm një i ka mbijetuar fatkeqësisë. Avioni ka fluturuar nga Gjeneva për në Shkup. Megjithatë, për shkak të kushteve të këqija të motit, ai është ridrejtuar për në Aeroportin e Ohrit për ulje të patjetërsueshme. Por, ai u rrëzua në afërsi të Malin Trojan.

6) 18.09.1995 – Avion “Antonov”, i cili ishte i angazhuar që të shuaj zjarre u rrëzua në afërsi të Shkupit. Humbën jetën 2 anëtarë të ekuipazhit.

7) 26.02.2004 – Në afërsi të Mostarit, humb jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trakovskit bashkë me gjashtë bashkëpunëtor dhe dy pilotë të avionit të shtetit “Kinger”.

8) 12.01.2008 – Një helikopter i Armatës së Maqedonisë është rrëzuar në lokalitetin Bllacë të Katllanovës. Si pasojë e kësaj fatkeqësie humbën jetën 11 persona të ARM-së, të cilët janë kthyer nga misioni “Altea” në Bosnje dhe Hercegovinë.

9) 28.08.2008 – Një avion i tipit “Cesna” është rrëzuar në lokalitetin “Skrebat” në fshatin Leskovec, në afërsi të Ohrit. Në këtë fatkeqësi humbi jetën piloti dhe tre udhëtarë të avionit. U mënjanua katastrofë më e madhe, pasi që avioni e ka goditur një automjet të tipit “Fiço”, në të cilin gjatë atij momentit është gjendur një vajzë e vogël.

10) 05.09.2009 – Në ora 10:30, fundoset anija “ilinden” në Ohër. Jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria, përcjellë Portalb.

11) 04.08. 2015 – Si pasojë e vërshimeve, në Shipkovicë të Tetovës e humbën jetën 5 persona.

12) 06.08.2016 – Si pasojë e vërshimet në Shkup, gjegjësisht në Hasanbeg dhe Stajkovë e kanë humbur jetën 22 persona. 

13) 13.02.2019 – Është rrokullisur një autobus në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, e kanë humbur jetën 14 persona.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco