LISTA/ Maqedonia e Veriut në zi, ja emrat e viktimave të aksidentit tragjik

LISTA/ Maqedonia e Veriut në zi, ja emrat e viktimave të aksidentit tragjik

16:18, 14/02/2019
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka shpallur dy ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tetovë-Shkup.

Nga ky aksident gjetën vdekjen deri tani 14 persona, ndërsa u lënduan 39 të tjerë.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga vendngjarja, ku shihet edhe gjendja në të cilën ka përfunduar autobusi.

Shoferi i autobusit, i cili ka mbetur i plagosur, ka deklaruar para policisë se nuk mbante mend se si ndodhi aksidenti.

Nga ana tjetër, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Ndërkohë janë identifikuar tashmë 14 viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç.

EMRAT:

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco