VIDEO/ 13 të vdekur, pamje tragjike nga aksidenti në Tetovë. Emrat e të plagosurve

VIDEO/ 13 të vdekur, pamje tragjike nga aksidenti në Tetovë. Emrat e të plagosurve

21:46, 13/02/2019
A+ Aa A-

Jo vetëm Maqedonia, por edhe Shqipëria është tronditur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tetovë-Shkup.

Janë të paktën 13 persona të vdekur, ndërsa 40 persona kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej të cilëve në gjendje kritike.

Ky është bilanci i deritanishëm i aksidentit tragjik në aksin Tetovë-Shkup.

Drejtori i Spitalit ‘8 Shtatori’ në Shkup, Hristijan Kostov, doli para mediave duke dhënë detaje për aksidentin.

Autobusi i kompanisë ‘Durmo Turs’ sot reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Gostivar, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Komuna e Gostivarit do të shpallë tri ditë zie

Nesër me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e nesërme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave.

Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë.

Emrat e personave të plagosur:

Nikolla Karanfillovski,

Mersim Neziri,

Esad Emruli,

Jasmina Stojanova,

Betim Ameti,

Antonio Antonievski,

Alajdin Shabani,

Dushan Stefanovski,

Lulzim Dalipi,

Manuel Trifunovski,

Muhamed Shishko,

Verica Stojanovska,

Serije Mustafi,

Aliçe Uzeir,

Goran Naumovski,

Emira Ali,

Seda Jusufi,

Jeton Ismaili,

Vjollca Ibraimi,

Dalip Useini,

Nexhip Bekiri,

Jasin Sejfuli,

Fikrie Stefan,

Jovana Gramatnikova,

Abaz Kasami Ferdi,

Ilija Ristovski,

Dilala Alili,

Abdul Ismaili

Luan Alili

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco