VIDEO/ Autobusi i udhëtarëve del nga rruga, 6 të vdekur në aksin Tetovë-Shkup

VIDEO/ Autobusi i udhëtarëve del nga rruga, 6 të vdekur në aksin Tetovë-Shkup

18:37, 13/02/2019
A+ Aa A-

Një aksident I rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tetovë-Shkup, ku një autobus udhëtarësh ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Llaskarcë në Komunën e Sarajit, konfirmon policia e shtetit fqinj.

Deri tani raportohet për 6 viktima, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ndihma mjekësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, shkak për aksident është bërë dëmtimi i një prej gomave të autobusit, por asgjë nuk është konfirmuar ende nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco