FOTO/ Maqedonia e Veriut, stema e re e qeverisë: Maqedonisht dhe shqip

FOTO/ Maqedonia e Veriut, stema e re e qeverisë: Maqedonisht dhe shqip

12:54, 13/02/2019
A+ Aa A-

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me hyrjen në fuqi të emrit të ri pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ka publikuar edhe stemën e re që për herë të parë është e shkruar edhe në gjuhën shqipe, pëveç asaj maqedonase.

Për herë të parë në stemën e re shtetërore do të figurojë edhe gjuha shqipe , në përputhje me Ligjin për gjuhët.

Përveç kësaj të gjitha mbishkrimet qeveritare dhe materialet e tjera do të duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë do të përkujdeset Grupi ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, që do të merret me nevojat e masave dhe aktivitetet për kryerjen e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco