Daçiç nxjerr bllof Ramën e Thaçin: Nuk është ide e SHBA

Daçiç nxjerr bllof Ramën e Thaçin: Nuk është ide e SHBA

18:06, 12/02/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç beson se SHBA do të mbështetë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, dhe se tani është një moment i favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në një deklaratë për TV Hepi, ai është shprehur se, Serbia është kundër vazhdimit të dialogut derisa të hiqet taksa e Prishtinës zyrtare ndaj mallrave serbe, e vendosur vitin e shkuar.


I pyetur për idenë e ndryshimit të kufijve dhe se e kujt ishte ideja për një gjë të tillë, e Beogradit apo e SHBA-ve, kryediplomati serb shprehet se nuk kishte sinjal nga SHBA.

“Nuk mund të thuhet se Amerika është në favor të këtij parimi", tha Daçiç.


Deklaratat e ministrit të jashtëm serb nxjerrin bllof kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili është angazhuar personalisht në këtë proces duke u shprehur se kjo gjë mbështetet edhe nga SHBA.


"Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe padyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Përsa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë “dokrra hini”, siç thoshte At Gjergj Fishta", do të shprehej Rama në një intervistë për DW në fund të janarit.

Nga ana tjetër edhe në Prishtinë, mbështetësit e idesë së Hashim Thaçit këmbëngulin me forcë se presidenti kosovar nuk mund ta hidhte këtë hap me kokën e tij dhe se atij i është hapur drita jeshile në Washington.

Ndërkohë, ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, në një intervistë për gazetën austriake "Der Standard", të dhënë rreth dy javë më parë, zbuloi se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Tony Blair dhe Alex Soros, djali i George Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco