Flamuri i NATO-s ngritet zyrtarisht në Shkup para Qeverisë

Flamuri i NATO-s ngritet zyrtarisht në Shkup para Qeverisë

10:08, 12/02/2019
A+ Aa A-

Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Raporton Syri.netKosova

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim. Ndryshe, mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco