FOTO/ Propaganda e Vuçiç: Marrëveshje ose luftë me shqiptarët

FOTO/ Propaganda e Vuçiç: Marrëveshje ose luftë me shqiptarët

21:42, 11/02/2019
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i gjithë faktori ndërkombëtar po punojnë fort me qëllim për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi brenda këtij viti. Letrat personale të presidentit Donald Trump për homologët e tij në Kosovë e Serbi, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, telefonatat me John Bolton, takimet e kryediplomates së BE, Federica Mogherinit me krerët e Kosovës dhe pritja e presidentit serb nga Angela Merkel në Berlin, janë të dhëna që flasin për një garë të ethshme me kohën: kancelaritë ndërkombëtare kërkojnë një pakt final dhe paqësor Prishtinë-Beograd.

Por ka një pikë ky super-fuqitë duket se ndahen: Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve, ndërsa Brukseli dhe jo vetëm duken fleksibël ndaj kësaj ideje. Por palët bashkohen në një pikë: marrëveshja do ishte e dobishme për të gjithë dhe sidomos, për shqiptarët e serbët.

Shkëmbimi i territorit, një ide tabu deri pak kohë më parë, po flitet lirisht në Tiranë, Prishtinë e Beograd. Presidenti Vuçiç po përballet me protesta dhe ai nuk do ta ketë të lehtë tu thotë serbëve një ditë: po, kam ndryshuar mendjen, do ta njohim Kosovën!

Ndaj, siç ndodh rëndom në të tilla raste, propaganda qeveritare është hedhur në aksion. Kohët e fundit po luhet teza frikësuese: faktorë të ndryshëm po i thonë serbëve e shqiptarëve se pa marrëveshje, e ardhmja do të jetë e errët dhe lufta nuk përjashtohet.

“Marrëveshja për të mbyllur konfliktin historik”, shkruajti Rama në Twitter pas telefonatës me Bolton.

Nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç pompon në opinionin publik serb idenë e rrezikut të luftës së re në Ballkan. Praktikisht, ai po i thotë popullit të vet: duhet të biem dakord me ata, ndryshe rrezikojmë shumë.

Një nga gazetat kryesore të Beogradit, e njohur për lidhjet e afërta me Vuçiçin, “Kurir” ka publikuar në faqe të parë një paralajmërim: Marrëveshje ose luftë me shqiptarët.

    Dhe, për ta bërë më të besueshme këtë tezë e ka vënë kërcënimin në gojën e presidentëve Trump dhe Putin.

    Ajo që shkruan “Kurir” në faqe të parë është një lëvizje e njohur në strategjitë politike: Frikësohet populli me një të keqe të madhe (në rastin konkret lufta!), për të kapërdirë me lehtë të keqen më të vogël (në rastin konkret, njohjen apo më mirë “humbjen” përfundimtare të Kosovës).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco