Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sot votimi në parlamentin Grek

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sot votimi në parlamentin Grek

11:40, 08/02/2019
A+ Aa A-

Parlamenti i Greqisë pritet të votojë sot protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike, duke i dhënë kështu fund çështjes 27 vjeçare për emrin.

Ky votim vjen pasi Maqedonia ka arritur marrëveshje me Greqinë për të ndyshuar emrin në Maqedoni e Veriut, si dhe pas ratifikimit të këtij pakti në parlamentet e të dyja shteteve. Votimi i 8 shkurtit në parlament pritet të ndodhë pasdite. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, prej kur kjo e fundit ka fituar pavarësinë më 1991 duke deklaruar se ky emër shpërfaq pretendime për një territor në Greqi me po këtë emër.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov ka nënshkruar më 6 shkurt marrëveshjen për anëtarësim në NATO, një hap kyç që i mundëson Shkupit të kthehet në anëtarin e 30-të të aleancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco