Vuçiç: Do të bëj gjithçka për të parandaluar çdo konflikt lufte

Vuçiç: Do të bëj gjithçka për të parandaluar çdo konflikt lufte

10:55, 05/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet, gjithçka që nuk është poshtërim dhe shkatërrim i Serbisë, për të parandaluar çdo konflikt lufte, duke mbrojtur dinjitetin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

“Dhe mos më mbani leksione patriotike, mos më flisni ju politikanë që vidhni para dhe i fshihni fëmijët jashtë vendit.”

“Mos, sepse luftoj për Kosovën më mirë se ju, dhe unë e kam ruajtur atë. Dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se sa ishin 10 vjet më parë kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë, ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak “, tha Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco