VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli, vritet pjestari i grupit kriminal

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli, vritet pjestari i grupit kriminal

08:43, 04/02/2019
A+ Aa A-

Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica u trondit pasditen e djeshme nga një shpërthim i fuaishëm tritoli që rrezikoi dhe jetën e kalimtarëve.

Mediat vendase raportojnë se ka shpërthyer me tritol mjeti “Toyota” dhe i vdekur ka mbetur Nikola Çupiç 35 vjec, ndërsa i plagosur mbeti një qytetar, kalimtar i rastësishëm në rrugë. Pas shpërthimit ka patur edhe të shtëna automatiku duke ngjallur terror në qytet.

Policia malazeze, bëri të ditur se personi i vrarë është anëtar i një grupi të njohur kriminal që vepron në qytetit bregdetar të Kotorrit.

Në Mal të Zi janë identifikuar dy klane të fuqishme kriminale, njëri nga Kotorri dhe tjetri nga Tivari, të cilët në më shumë se një dekadë përplasen, duke shkaktuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco