Shpërthim në qendër të qytetit, 1 i vdekur

Shpërthim në qendër të qytetit, 1 i vdekur

22:34, 03/02/2019

Në shpërthimin që ka ndodhur të dielën në Podgoricë, në kryeqytetin e Malit të Zi, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, transmetojnë mjetet malazeze të informacionit.

Ka shpërthyer automobili “Toyota”, me regjistrim të Cetinës, në qendër të Podgoricës pranë Shkollës së Muzikës

Dyshohet që në automobil të jetë vendosur lëndë shpërthyese dhe nga forca e detonimit personi që i jepte makinës Nikola Çupiç (35) ka rënë nga dritarja dhe ka vdekur në vend.

Ndërkohë, një kalimtar i rastit ka mbetur i plagosur ku disa minuta ka qëndruar i shtrirë në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve. Disa veta u përpoqën ta ndihmojnë, por hoqën dorë pasi dëgjuan të shtëna, siç u tha, nga plumbat që shpërthyen në automobilin e djegur.

Policia malazeze, bëri të ditur se personi i vrarë është anëtar i një grupi të njohur kriminel që vepron në qytetit bregdetar të Kotorrit.

Në Mal të Zi janë identifikuar dy klane të fuqishme kriminale, njëri nga Kotorri dhe tjetri nga Tivari, të cilët më se një dekadë përplasen mes veti duke shkaktuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Seriali i vrasjeve në Mal të Zi ka përfshirë edhe disa viktima të pafajshme.

Policia malazeze nuk ka arritur ti godasë grupet e njohura kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment