Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Rrëfehet Gruevski: Ja pse nuk shkova në burg ...

Rrëfehet Gruevski: Ja pse nuk shkova në burg ...

23:13, 02/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Grevski në një intervistë për televizionin “Sitel” është shprehur se ka patur plane të shkojë në burg, por është tërhequr në fund pasi është informuar se do ta eliminonin brenda në qeli.

“Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më likuidonin dhe për atë ndërrova mendje”, është shprehur Gruevski. Ai mes tjerash ka theksuar se një ditë do të kthehet në Maqedoni dhe se për momentin ndodhet në Hungari për shkak të përndjekjes politike që i bën Maqedonia.

Ish-kryeministri tha mes tjerash se kishte marrë informacion për vrasjen e tij të planifikuar dhe kjo e bëri të ndryshojë mëndje dhe të arratiset.

“Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj atë për momentin. Vendosa të largohem më pas nga Maqedonia”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco