Shpërthen bombola e gazit brenda lokalit, 3 të vdekur

Shpërthen bombola e gazit brenda lokalit, 3 të vdekur

22:24, 02/02/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur përpara pak çastesh në Greqi si pasojë e të cilit kanë humbur jetën tre persona.

Shpërthimi ndodhi brenda një lokali në qytetin e Kalamatas dhe brenda lokalit raportohet se kishte edhe njerëz të tjerë.

Viktimat janë dy punëtorë të lokalit dhe gruaja e pronarit të moshës 35-50 vjeç, ndërkohë që dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombule gazi.

Brenda në lokal përveç stafit ishin edhe 5 klientë për të cilët raportohet se kanë arritur ta dalin pa u lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco