Aktori serb: Nuk zemërohem nëse Serbia njeh Kosovën

Aktori serb: Nuk zemërohem nëse Serbia njeh Kosovën

14:24, 02/02/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur serb, Predrag Miki Manojlovic, ka deklaruar se nuk do të zemërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet i pavarur.

“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Serbia e njeh Kosovën. Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojlovic për Deutsche Welle.

Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojlovic ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse sipas tij opozita në Serbi nuk ka program.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco