Nis zbatimi në terren, ‘Maqedonia e Veriut, ndryshojnë tablet na pikat doganore dhe institucione

Nis zbatimi në terren, ‘Maqedonia e Veriut, ndryshojnë tablet na pikat doganore dhe institucione

09:29, 31/01/2019
A+ Aa A-

Qeveria e Zoran Zaev ka nisur zbatimin e marrëvshjes së Prespës për emrin. Kështu në mbledhjen e fundit të qeverisë është marrë vendimi për ndryshimin e tabelave të emrit në në pikat kufitare dhe në kufirin shtetëror, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, si dhe në hyrjet e institucioneve.

"Në përputhje me këto konkluzione, ministritë kompetente, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit në afatin e caktuar pas hyrjes në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë do të duhet të ndryshojnë tabelat në pikat kufitare dhe në kufirin shtetëror të vendit tonë, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, si dhe në hyrjet e institucioneve", thuhet në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu në njoftimin e qeverisë së Zaevit thuhet se "Për të njëjtën procedurë, rekomandime të duhura do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me publikun të institucioneve shtetërore dhe publike marrin udhëzime për përdorimin e emrit kushtetues në përputhje me amendamentet e miratuara".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco