Zaev dhe Tsipras do nominohen për çmimin Nobel

Zaev dhe Tsipras do nominohen për çmimin Nobel

12:50, 26/01/2019
A+ Aa A-

Ish-presidenti bullgar Rosen Plevneiev thotë se inkurajimi i kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar është i rëndësishëm jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë rajonin, për shkak të së cilës do të kandidohen për Çmimin Nobel.

“Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë ka rëndësi historike jo vetëm për dy vendeve por edhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Inkurajimi i kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe kolegu i tij Zoran Zaev është i denjë për admirim. Grupi “Miq të Maqedonisë”, së bashku me eurodeputetë do të propozojë kandidaturë të kryeministrave për Çmimin Nobel”, thotë ish-presidenti i Bullgarisë.

 Ai në fjalimin në panelin “Bota është biznes” në forumin ekonomik botëror në Davos, të cilin e transmeton BloombergTV Bugarija, potencoi se kur dy shtete që kanë pasur mospajtime serioze në të kaluarën ia shtrijnë dorën njëra tjetrës dhe secila prej tyre tërhiqet që të ketë dobi, fiton gjithë Ballkani dhe shton se rruga drejt prosperitetit në rajon kalon nëpër veprime të këtilla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco