Marrëveshja e Prespës/ Parlamenti grek nis diskutimet

Marrëveshja e Prespës/ Parlamenti grek nis diskutimet

09:49, 23/01/2019
A+ Aa A-

Parlamenti grek ka filluar diskutimet për Marrëveshjen e Prespës.

Votimi pritet që të bëhet mesnatën e ditës së nesërme.

Qeveria e kryeministrit Aleksis Ciprasit po përpiqet që të sigurojë shumicë absolute prej 151 votash për ratifikim të Marrëveshjes.

Opozita e udhëhequr nga kryetari i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis, vazhdon që të kundërshtojë ashpër ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ata për sot dhe nesër kanë paralajmëruar protesta tjera, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët, punonjësit shtetëror dhe bizneset që të mos punojnë por të protestojnë.

Kryeministri Cipras, pas marrjes së Votëbesimit nga Kuvendi, ka pasur paralajmërime se do të ketë mbështetje edhe nga disa deputet tjerë të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco