VIDEO/ Nga ish-kryeministër në azilant, Gruevski filmohet duke bërë pazar

VIDEO/ Nga ish-kryeministër në azilant, Gruevski filmohet duke bërë pazar

12:51, 22/01/2019
A+ Aa A-

Prej dy muajsh ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Ai u largua nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 2 vite burgim. Tashmë duket se po shijon jetën në Hungari si azilant.

Mediat hungareze kanë publikuar së fundmi pamje të Nikolla Gruevskit në një qendër tregtare në Budapest. Në videon e shkurtër shihet se është i qetë, madje ka bërë edhe pazar.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin Nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria.

Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez.

Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco