Skandali/ Zv. kryeministrit kroat fotografohet me prostituta e kokainë

Skandali/ Zv. kryeministrit kroat fotografohet me prostituta e kokainë

12:40, 22/01/2019
A+ Aa A-

Në një numër të gazetës kroate ‘Nacional’, është publikuar një shkrim ekskluziv rreth përfshirjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit kroat, Tomislav Tolusic, në një skandal me prostituta dhe drogë.

Megjithatë siç shkruan ‘index.hr’, një shkrim i tillë është bërë për të diskredituar politikanin kroat, pasi që është zbuluar se fotografitë kanë qenë të manipuluara.

Këtë e ka vërtetua Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë kroate, duke thënë se dhoma në të cilën shihet ministri kroat gjendet në Serbi.

Sipas kësaj agjencie thuhet se editimi i fotografive është bërë në mënyrë të sofistikuar.

Nga ‘Nacional’, thonë se fotografitë i kanë siguruara nga një burim anonim.

E vetë Tolusic thotë se kjo është një përpjekje për ta diskredituar atë.

“Kjo është përpjekje tepër e fshehtë për të më diskredituar që tejkalon çdo gjë e kam menduar ndonjëherë", thotë Tolusic.

E ai pretendon se e di kush fshihet prapa gjithë kësaj.

"Unë jam goxha i sigurt se kush ishte pas të gjitha”, duke treguar se si ka parandaluar disa vjedhje milionëshe që i ishin planifikuar në ministrinë ku punon.

Ndërkohë autoritetet kroate janë duke vazhduar hetimet se kush po qëndron prapa montimit të këtyre fotografive.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco