Alarm radioaktiv në Greqi, gjendet pako e dyshimtë në zyrën postare të Pireut

Alarm radioaktiv në Greqi, gjendet pako e dyshimtë në zyrën postare të Pireut

10:34, 18/01/2019
A+ Aa A-

Një pako e dyshimtë ka mbërritur sot në zyrën postare të Pireut. Sipas zougla.gr, pakoja erdhi nga India dhe ishte destinuar për Universitetin e Pireut.

Menjëherë në zyrën postare kanë shkuar forca të policisë, të cilat janë duke hetuar mbi përmbajtjen kësaj pakoje ndërsa dyshojnë se ajo mund të përmbajë elementë të rrezikshëm për shëndetin.

Pluhuri i ndodhur në këtë pako është si ai i dërguar ditë me parë me pako në disa institucione arsimore. Menjëherë pas orës 10:00 në zyrat e postës mbërritën punonjës dhe specialistë të EKAM të kualifikuar për kërcënime radioaktive, të veshur me veshje për të tilla raste, hynë në zyrat postare dhe morën pakon e ardhur, e çmontuan atë për ta dorëzuar në Qendrën anti Terrorizëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco