Grekët, në protestë kundër marrëveshjes së Prespës, me flamurin e Katcifas

Grekët, në protestë kundër marrëveshjes së Prespës, me flamurin e Katcifas

10:04, 18/01/2019
A+ Aa A-

Grekët kanë paralajmëruar të dielën një protestë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Protesta vjen pak ditë pasi Kuvendi maqedon e miratoi këtë marrëveshje, të konsideruar si historike.

“E vecanta” është se në këtë protestë në Athinë do të hapet flamuri që u hap ditën kur u varros Konstandinos Katcifas, i cili mbeti i vrarë pak kohë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

‘Protothema’ shkruan se pritet një pjesëmarrje e gjerë në këtë protestë, ndërsa fakti se i pranishëm do të jetë dhe flamuri i Katcifas është konfirmuar nga organizatorët e tubimit.

Amendamentet që u miratuan në 11 janar ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco