Presidenti rus Putin viziton Serbinë

Presidenti rus Putin viziton Serbinë

16:00, 17/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin, arriti të enjten në Beograd në vizitën e tij të katërtë me radhë që nga viti 2001.

Para se të nisej për në Serbi, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin për siç tha, destabilizimin e Ballkanit përmes politikave ekspansioniste të NATO-s.

Serbia e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan lidhjet e ngushta me Rusinë, aleaten e saj sllave dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë lidhur me Ukrainën dhe është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s.

Presidentit rus, nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall njëmbëdhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus do t’i kushtohet pikërisht cështjes së Kosovës.

Një nga pikat e diskutimeve pritet të jetë edhe një qendër e emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t'i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave. VoA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco