Merkel me Tsipras: Populli grek kaloi një fazë shumë të vështirë

Merkel me Tsipras: Populli grek kaloi një fazë shumë të vështirë

23:28, 10/01/2019

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Athinë shënon fundin e një periudhe të vështirë mes dy vendeve. Kështu e konsideroi kryeministri grek Alexis Tsipras vizitën e kancelares, përpara se ta priste atë për konsultime në rezidencën Maximos.

 “Greqia ia doli të kalojë një krizë të vështirë ekonomike dhe t’i kthehet rritjes. Gjatë asaj periudhe ne kaluam kohë të vështira, konflikte dhe përplasje që i tejkaluam me kompromise dhe lëshime. Ne ia dolëm ta kapërcejmë krizën greke,” tha Tsipras.

Në fjalën e saj përpara konsultimeve, kancelarja Merkel, pranoi se "populli grek kaloi një fazë shumë të vështirë".

 “Dua të falënderoj Greqinë për të gjitha arritjet e shënuara, pavarësisht vështirësive ... si dhe për rolin e përgjithshëm të vendit në Ballkan në një kohë kur po shqyrtohen çështje të rëndësishme [rajonale]. Greqia ka bërë përparim të madh," tha Merkel.

Vizita e kancelares pritet t’u japë shtysë të re marrëdhënieve greko-gjermane. Kancelaria gjithashtu synon t’i bindë politikanët grekë të miratojnë marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Vizita e Merkelit vjen kur Greqia po i afrohen një krize politike, pasi partneri i koalicionit qeverisës Panos Kamenos ka kërcënuar të largohet nëse marrëveshja e Prespës shkon Parlament. Por vetë kryeministri Aleksis Tsipras tha se Marrëveshja do shkojë në parlament brenda muajit Janar, sapo të përfundojë procedura e miratimit në Shkup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment