Marrëveshja me Maqedoninë, Bakoyannis: Tsipras ka siguruar 151 vota për ratifikimin

Marrëveshja me Maqedoninë, Bakoyannis: Tsipras ka siguruar 151 vota për ratifikimin

14:59, 10/01/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, për televizionin grek “Sky” tha se kryeministri Alexis Tsipras vetëm se ka siguruar 151 vota për marrëveshjen e Prespës dhe nuk i nevojitet ndihma nga partneri i koalicionit, Panos Kammenos.

“Tsipras ka siguruar shumicën e deputetëve për marrëveshjen e Prespës dhe e ka sjelli në dëshpërim Kammenos”, tha Bakojani.

Kammenos, edhe pse është ministër aktual i punëve të brendshme, nëpërmes një video e ka kërcënuar Tsiprasin se do ta lëshojë qeverinë kur do të vijë në rend dite ratifikimi i marrëveshjes së Prespës.

Bakoyannis këtë veprim të liderit të “Grekëve të Pavarur” e sqaron me atë se vendimet e Tsipras dhe Syriza më nuk varen nga Kammenos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco