Zaev: Para nesh janë faqet e bardha të së ardhmes sonë

Zaev: Para nesh janë faqet e bardha të së ardhmes sonë

20:37, 09/01/2019
A+ Aa A-

 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke iu drejtuar deputetëve në seancën e 75-të, ku ndër të tjera në rend dite përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar se vendimi pozitiv në Kuvend do të shpie vendin në anëtarësimin e plotë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputetëve të Kuvendit, kryeministri Zaev u tha se rëndësia e këtij “vendimi historik” duhet të njihet nga të gjithë. Ai theksoi se vota e tyre është një votë për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO-s për më pak se një vit dhe se vendos vendin në familjen e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa çdo votë kundër, tha ai, "është një votë izolimi dhe e një krize të re politike”.

“Vendimi juaj pozitiv këtu në Kuvend do të shpie flamurin e shtetit tonë në direkun para selisë së NATO-s në Bruksel. Le të ngremë kokën, të ngrihemi mbi ndarjet tona për të parë se si flamuri ynë me krenari valëvitet para NATO-s në Bruksel. Para nesh janë faqet e bardha të së ardhmes sonë”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, procesi duhet të përfundojë me ndryshimet në Kushtetutë dhe se ky akt do të jetë kulmi i të gjitha përpjekjeve për të shprehur angazhimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Vendimi që qëndron sot para jush thërret që ta shohim vendin tonë si një shtet të familjes evropiane, e cila na pranoi si maqedonas me identitetin dhe krenarinë tonë, së bashku me bashkëqytetarët, vëllezërit dhe motrat tona, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët që jetojnë në Maqedoninë tonë”, theksoi Zaev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco