Nesër, faza e fundit për ndryshimet kushtetuese, shumica e votave akoma e pasigurt

Nesër, faza e fundit për ndryshimet kushtetuese, shumica e votave akoma e pasigurt

10:52, 08/01/2019
A+ Aa A-

Faza e tretë dhe e fundit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës do të fillojë nesër (9 janar), kur është caktuar seancë në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Që të kalojë teksti i amendamenteve kushtetuese të propozuar nga Qeveria, duhet të mbështeten nga së paku dy të tretat e deputetëve në Kuvend ose 80 deputetë të votojnë “pro”.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila parasheh ndryshime kushtetuese në Maqedoni.

Zaev ditëve të fundit ka pasur takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, parti të cilat kanë dorëzuar amendamente tjera, përveç atyre të Qeverisë. Ndërsa OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe, pasi të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese përfundon procedura në Maqedoni, ndërsa më pas “topi hidhet” tek Greqia, e cila gjithashtu me shumicë votash të deputetëve duhet të ratifikojë marrëveshjen.

Kryeministri Zaev gjatë javës së kaluar deklaroi se i beson fjalës së homologut të tij grek Alexis Tsipras dhe se marrëveshja do të ratifikohet në Greqi pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco