Situata në rajon, Merkel viziton Athinën javën e ardhëshme

Situata në rajon, Merkel viziton Athinën javën e ardhëshme

09:02, 06/01/2019
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten dhe të premten e ardhshme më 10 dhe 11 janar do të qëndrojë për vizitë në Greqi.

Është parashikuar që Merkel të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Merkel do të realizojë takim edhe me liderin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.

Zëvendës zëdhënësja e Qeverisë gjermane Martoina Fic paralajmëroi se në agjendën e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Mediat greke potencojnë se edhe Marrëveshja e Prespës do të jetë njëra prej temave për të cilat do të bisedojë Merkeli me kryesinë e shtetit, ndërsa Fic, sipas ANA-MPA, e pyetur për atë nëse edhe marrëveshja do të jetë në agjendë, e ka potencuar mbështetjen e Berlinit për mbylljen e kontestit mes dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco