Shqiptarit i jepet nënshtetësia greke pas gjestit heroik që bëri në Greqi

Shqiptarit i jepet nënshtetësia greke pas gjestit heroik që bëri në Greqi

12:09, 31/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptari Ervin Cenga, u cilësua si hero nga media greke pasi shpëtoi disa njerëz me varkën e tij, prej tragjedisë që ndodhi në Mati të Greqisë, kur zona u përfshi nga zjarri. Më 2 janar, ai do të marrë zyrtarisht shtetësinë greke.

Ceremonia e dhënies së nënshtetësisë për Cengën dhe dy shtetas egjiptianë do të kryhet në prani të presidentit Pavlopulos. Ministri i Brendshëm, Aleksi Haritsi e konsideron dhënien e nënshtetësisë si minimumin që mund të bëjë shteti grek për aktet heroike të emigrantëve gjatë asaj tragjedie.
Cenga ka treguar për ERT më parë se ka rreth 22 vite që jeton në Nea Makri. Ai u shpreh se ka krijuar familje dhe se punon tek varkat. Duke treguar për ditën e tragjedisë, Cenga thotë se sapo mori vesh për zjarret që kishin pushtuar vendin shkoi në port, mori varkën dhe u nis për të ndihmuar.

“Mora varkën time dhe fola me Janin, bashkëpunëtorin tim që kishte ikur aty i pari. Hodha disa shishe ujë ne varke dhe ika me nxitim aty ku kishte kaos, ne Mati. Nuk arrija dot ne breg, era e fuqishme sillte peme te djegura, frynte ere e çmendur dhe situata ishte shume e vështire. Nuk i numërova njerëzit qe transportova me varken time, ishte një nate e frikshme, por rreth 50 veta kaloja nga bregu i Matit deri ne anijet e flotes bregdetare qe ishin me tjelle ne det.
Unë jetoj kaq vite ketu, dua te jetoj ne Greqi dhe shtetësia është një aset i merituar. Jo sepse bera ate qe bera, nuk ka lidhje me aktin e asaj nate, por sepse jam shume vite dhe se është vendim i drejte”, u shpreh ai në ERT.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco