Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Një shqiptar pritet të bëhet President i Maqedonisë

Një shqiptar pritet të bëhet President i Maqedonisë

11:10, 26/12/2018
A+ Aa A-

Qeveria maqedonase do të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet, thanë burimet e qeverisë së vendit fqinj për INA.

Derisa të reaizohet e gjithë procedura për ndryshimet, që zgjasin 100 ditë, detyrën e presidentit sipas Kushtetutës përkohësisht do ta kryejë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, një shqiptar.

Zgjedhjet presidenciale do të njoftohen më 2 ose 3 shkurt, ndërsa duhet të mbahen në fund të muajt mars.

VMRO DPMNE nuk ka paralajmëruar bojkotim, por në rast të tillë nëse nuk ka konsensus për zgjedhjen e presidentit të vendit, nga qeveria nuk e hedhin poshtë mundësinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së presidentit.

Zgjedhjet që të jenë të suksesshme, në raundin e dytë duhet të dalin 40 për qind e atyre të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koi 26/12/2018 14:24

Lajm i madh ne pshatin tone ;- Erdhi skllavatori§

Shto koment

Denonco