Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përplaset treni me autobusin, vdesin 5 persona në Nish

Përplaset treni me autobusin, vdesin 5 persona në Nish

12:06, 21/12/2018
A+ Aa A-

Pesë persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë, dhe 26 të tjerë kanë mbetur të janë plagosur pas përplasjes së një treni me një autobus.

Sipas mediave serbe, aksidenti në afërsi të Nishit ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur treni që po bënte itinerarin Nish- Prokuple përplasi autobusin me udhëtarë.

Nga 26 të plagosurit, 6 prej tyre janë rëndë, ndërsa të tjerët janë transportuar në spitale ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Edhe ndër të plagosurit dyshohet se janë të paktën 10 të mitur, pasi autobusi i cili u nda më dysh, po transportonte edhe nxënës shkolle.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërsa ende vijon puna për kërkimin e pasagjerëve të tjerë nën rrënojat e autobusit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco