Në Maqedoni për tre vjet nuk do të ketë më dele, paralajmërojnë bujqit

Në Maqedoni për tre vjet nuk do të ketë më dele, paralajmërojnë bujqit

14:55, 20/12/2018
A+ Aa A-

Jemi në skaj të ekzistencës, të rrezikuar, luftojmë për mbijetesë. Kështu e përshkruan situatën në të cilën gjenden rritësit e dhenve të cilët erdhën sot në protestë të qetë para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kjo, theksuan ata, është edhe arsyeja për të cilën protestojnë. Ata paralajmëruan se nëse shteti nuk ndërmerr asgjë, për tre vjet në Maqedoni nuk do të ketë dhenari. Bujqit u ankuan edhe për pagesën e vonuar të subvencioneve dhe kërkuan 50 për qind rritje të mbështetjes (1.500 denarë për dele dhe 1.000 denarë për kokë qengj)i, por edhe nëse blerja e qengjit është deri në 140 denarë për një kilogram, shteti t’u paguajë 35 denarë shtesë subvencione, për të marrë gjithsej 175 denarë aq sa është përafërsisht çmimi i prodhimit.

Bujqit u distancuan nga çdo lidhje me politikën dhe u lutën që askush të mos i keqpërdorë në një kontekst të tillë.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco