Sullivan: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese

Sullivan: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese

12:28, 18/12/2018
A+ Aa A-

SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës e cila e hap rrugën e Maqedonisë që ta marrë vendin e merituar  në BE dhe në NATO, deklaroi zëvendëssekretari shtetëror amerikan John Sullivan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

“SHBA-të angazhohen për një Evropë Juglindore të qëndrueshme dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, porositi Sullivan.

Ai shprehu mirënjohje për kryeministrin zaev dhe për shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe për deputetët të cilët i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese. U bëri thirrje edhe parlamentarëve të tjerë të japin mbështetje dhe t’i lënë mënjanë qëllimet e ngushta partiake dhe t’i ndjekin interesat kombëtare.

“Votat tuaja e vendosën vendin tuaj në rrugën e një të ardhme të sigurt dhe prosperuese. Si vazhdon procesi në Kuvend i nxisim më shumë deputetë t’i lënë mënjanë  interesat partiake dhe të mbesin të fokusuar në qëllimet e përbashkëta strategjike. Nuk ka alternativë tjetër, shpresat për një të ardhme më të ndritshme për vendin tuaj e keni të mundshme”, theksoi Sullivan.

Kryeministri Zaev vlerësoi se vizita e zëvendëssekretarit shtetëror është edhe një dëshmi për mbështetje të vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë.

Zaevi theksoi se qëllimet kryesore strategjike të Maqedonisë mbesin anëtarësim në BE dhe në NATO. Porositi se Maqedonia është e përkushtuar në bashkëpunim rajonal dhe angazhohet për një Ballkan  të fuqishëm dhe të qëndrueshëm me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve.

“Në Republikën e Maqedonisë krijojmë kushte për ambient politik që do ta mundësojë realizimin e Marrëveshjes së Prespës në tërësi dhe se rreziqet  i reduktojmë në minimum, ndërsa përfundimin e suksesshëm në Kuvend është bileta jonë të hyjmë në NATO”, tha Zaevi

Ai shtoi se Qeveria mbetet  e përkushtuar në reformat që të japin rezultat kredibil dhe të konfirmohet vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësim e Maqedonisë në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco