Bombë televizionit, zbulohet kush fshihet pas sulmit me eksploziv

Bombë televizionit, zbulohet kush fshihet pas sulmit me eksploziv

09:02, 17/12/2018
A+ Aa A-

Një bombë ka shpërthyer jashtë stacionit televiziv privat grek Skai mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, por pa lëndime.

Policia bën të ditur se pas sulmit me ekploziv qendron organizata “Luftëtarët e Lirisë”, organizate e ekstremit të majtë dhe anarkistëve, të cilët edhe më parë kanë kryer sulme mbi mediat.

Për shpërthimin u përdorën rreth 10 kilogram eksploziv.

Më herët policia njoftoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 jashtë selisë së transmetuesit në Athinë autoritetet kishin evakuuar ndërtesën pas paralajmërimeve për bombë.

Shpërthimi shkatërroi dritaret dhe dëmtoi pjesën e përparme të ndërtesës, ndërsa dëmtime ka pasur dhe në banesat dhe në makinat që ndodhedhin pranë godinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco