Merr flakë makina pas aksidentit, digjen të gjallë tre emigrantë

Merr flakë makina pas aksidentit, digjen të gjallë tre emigrantë

15:45, 13/12/2018

Tre emigrantë të paligjshëm janë viktimat e një aksidenti tragjik natën e së mërkurës në rrugën nacionale afër Kavalës.

Makina në të cilën udhëtonin gjithësej 9 veta u përplas me një maune dhe u përfshi nga flakët.

Si pasojë e zjarrit u dogjën tre vetë, ndërsa 6 të tjerët mund të largohen nga makina.

Më parë makina nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe vazhdojë të ecte me shpejtësi, ndërkohë që rruga ishte bllokuar për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur pak orë më parë.

Në këto kushte shoferi humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me maunen.

Tre emigrantët e djegur natën e së mërkurës i shtohen listës së zezë me plot 16 të vdekur vetëm në dy muajt e fundit.

Persona që merren me qarkullimin ilegal të emigrantëve nga ishujt grekë drejt pjesës tjetër greke përdorin shoferë të rinj në moshë, në mënyrë që po u kapën nga poilicia të dënohen sa më pak që është e mundur.

Vetëm dy muaj më parë, më 13 tetor 2018, po në Kavala, si pasojë e një aksidenti ku sërisht makina mori flakë, u dogjën 11 emigrantë të kombësive të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco