Maqedoni, të gjithë të burgosurit hyjnë në grevë urie

Maqedoni, të gjithë të burgosurit hyjnë në grevë urie

09:01, 11/12/2018

Thuajse të gjithë të burgosurit nëpër burgjet e Maqedonisë kanë filluar nga sot grevën e urisë, përfshirë këtu edhe të burgosurit në rastin e Kumanovës që vuajnë dënimin në burgun e Shutkës dhe të Idrizovës.

Ky vendim nga pjesa më e madhe e të burgosurve vjen pas propozim ligjit për amnesti nga Qeveria që pritet të amnestoj të gjithë pjesmarrësit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Përmes një letre të gjithë të burgosit sot kanë njoftuar drejtorinë e burgut “Idrizovë” në Shkup kanë kërkuar që të gjithë të përfshihen në ligjin për amensti duke thënë se do të jenë më rigorozë nëse Qeveria nuk përgjigjet në kërkesën e tyre për amnisti të përgjithshme.

Ndërkohë, lidhur me pjesëtaret e grupit të Kumanovës që një pjesë prej tyre akoma gjenden në burgun e Shutkës, burg në të cilin janë ankuar për kushte mizore dhe trajtim çnjerëzor edhe pse me vendim gjykate ata akoma nuk transferohen nga autoritetet në burgun e Idrizovës ku siç bëhet e ditur kushtet janë shumë më të mira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco