FOTO/ Arrestohet ish-drejtori i Zbulimit dhe Kundërzbulimit. Emri

FOTO/ Arrestohet ish-drejtori i Zbulimit dhe Kundërzbulimit. Emri

22:58, 04/12/2018
A+ Aa A-

Arrestohet ish-kreu Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DSK) në Maqedoni. Arrestimi i Vlladimir Atanasovski është raportuar nga mediat në Maqedoni.

Portali Mkd.mk shkruan se lajmin e ka konfirmuar nga burime të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Ish-drejtori  i DSK-së,  është person i dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill.

Gjatë seancës së djeshme për zhvillimet e 27 prillit u përmend edhe Atanasovski.

Në fund të dëshmisë së tij, Stefan Mlladenovski, tha se i gjithë populli maqedonas, por edhe organizatat e patriotëve maqedonas, janë të keqpërdorur nga Aleksandër Vasilevski-Ninxha i cili merrte urdhra nga Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor i DSK-së.

Atanasovski aktualisht është i angazhuar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si këshilltar i tij për çështje sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco