Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Tragjedia, tre emigrantë të vdekur nga të ftohtit në kufirin greko-turk

Tragjedia, tre emigrantë të vdekur nga të ftohtit në kufirin greko-turk

14:59, 04/12/2018
A+ Aa A-

Mediat greke njoftojnë se tre emigrantë kanë gjetur vdekjen nga të ftohtit në fshatrat e Evros afër kufirit greko-turk.

Agjencia turke “Anadoli”, ka raportuar se autoritetet e vendit kanë identifikuar trupat e tre emigrantëve klandestin në periferi të Adrianopojës, pranë kufirit Evros.

Sipas informacioneve të para, të tre trupat pa jetë ishin gjetur në fshatra të ndryshëm në territorin turk shumë pranë kufirit grek dhe ndoshta kishin për qëllim të kalonin në Evros.

Emigrantët duket se kanë ngrirë deri në vdekje për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta që mbizotërojnë në zonë.

Trupat e tyre u transferuan në një shërbim mjeko-ligjor në Stamboll për të verifikuar kushtet e tyre të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco