Zoran Zaev: Di gjithçka për arratisjen e Gruevskit, ja çfarë do ndodhë kur të flas unë ...

Zoran Zaev: Di gjithçka për arratisjen e Gruevskit, ja çfarë do ndodhë kur të flas unë ...

16:32, 01/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev është rikthyer të flasë edhe njëherë për çështjen ‘Gruevski’. Në një intervistë të dhënë sot për mediat vendase Zaev ka deklaruar se ai di gjithçka rreth arratisjes së paraardhësit të tij Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.

 “Kur të vijë koha, ministri Spasovski dhe unë do të njoftojmë hollësitë e hetimit”-tha Zaev.

Sipas tij, ligji në Maqedoni kërkon që, kur një urdhër arresti është në fuqi, hetimi duhet të përfundojë dhe pastaj të publikohen rezultatet.

Prokuroria Publike Themelore për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ndërkohë ka filluar një procedurë paragjyqësore lidhur me arratisjen e tij në Hungari.

Në këtë pjesë të procedurës janë marrë pamjet nga vendkalimi kufitar, para ndërtesës ku jeton Gruevski dhe shtëpitë fqinje, si dhe janë mbledhur të dhëna dhe raporte nga bankat dhe institucionet e tjera.

Gruevski u largua drejt Hungarisë dhe kërkoi aty azil politik, pasi iu shmang dënimit me dy vite burg për rastin “Tanku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco